Flasin “të rinjtë” e Skënderbeut, Soue: Nuk bëjmë kompromis me asnjë ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 20:32

Flasin “të rinjtë” e Skënderbeut, Soue: Nuk bëjmë kompromis me asnjë ekip

Supersfida e javës së tretë mes Skënderbeut dhe Partizanit ka sjellë një interes mjaft të madh mediatik në kampin korçar. Tre protagonistët e momentit, Donjet Shkodra, Gjergji Muzaka dhe sulmuesi Ali Soue kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër për sfidën ndaj Partizanit duke u shprehur të bindur se ekipi do i rikthehet rezultateve pozitive, pas humbjes në Ukrainë me Dinamon dhe barazimit me Kamzën. Futbollistët premtojnë se do të japin maksimumin në fushë ditën e shtunë.

Soue, Muzaka dhe Shkodra

Ali Soue

“Të luash me Skënderbeun fitorja gjithmonë është një detyrim. Është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe për këtë fitorja duhet gjithnjë pasi objektivi i klubit është të jesh në vendin e parë dhe të fitosh titullin. Për këtë arsye nuk bëjmë kompromis me asnjë ekip dhe nuk hyjmë në fushë për rezultat tjetër. Me punën e grupit shumë shpejt do të vijë edhe goli.”

Soue

Gjergji Muzaka

“Unë jam gjithmonë i njëjti dhe mundohem që të jap më të mirën time me çdo ekip ku bëj pjesë. Ata që kanë pasur dyshime tek aftësitë e mia tashmë e kanë marrë përgjigjen nga paraqitjet time në fushë. Jam në një ekip të madh dhe bëj maksimumin për të treguar më të mirën e mundëshme sa herë më jepet mundësia. Ndaj Partizanit japim gjithçka për të marrë 3 pikë.”

muzaka

Donjet Shkodra

“Goli më lehtësoi disi por për fat të keq nuk solli tri pikët. Ndaj Partizanit do të jetë një tjetër histori. Jemi më të freskët dhe më të përqëndruar. Do të bëjmë maksimumin që ta fitojmë këtë takim edhe për tifozët që e presin këtë fitore. Ekipi është mirë dhe kjo të jep besim se gjithçka do të shkojë mirë edhe në këtë takim.”

Shkodra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"