Flasin drejtuesit e Mariborit për shortin me Partizanin: E pranojmë që jemi favorit por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 14:51

Flasin drejtuesit e Mariborit për shortin me Partizanin: E pranojmë që jemi favorit por…

2 njerëzit kryesor që drejtojnë Mariborin, përkatësisht drejtori sportive dhe trajneri kanë folur për shortin e Europa Ligës. Ata do të ndeshen me Partizanin dhe trajneri thotë se e pranojnë rolin e favoritit por nuk do të nënvlerësojnë asgjë.

maribor1
Drejtori Sportiv, Zlatko Zahovic: “Nuk ka nenvleresim në futboll. Pa dyshim, Maribor është një favorit ne kete duel, por kjo nuk ndryshon pikënisje. Ne qofte se ne po përgatitemi për kundërshtarë më të mëdhenj, atehere ne duhet të bejme te njejten gje edhe kunder Partizanit. Ne do shkojme ne ndeshje me shumë respekt, por edhe vetëbesim “.

stadion-ljudski-vrt

Trajneri, Darko Milanic: “Ne e pranojmë rolin e favoritit, por nuk do ti lejojmë asgje rastesise. Kur te vij koha për ndeshjen e parë zyrtare, ne duhet të jemi në gjendje shumë të mirë. Nuk do të ketë llogari, pasi ato kurrë nuk dalin. Dje kemi luajtur kundër nje skuadre shqiptare, por nuk mund te bejme krahasime me ndeshjen e djeshme. Pas këtij testi, ne mund të shikojmë më nga afër performancën tonë sesa të kërkojmë një krahasim mes klubeve. Kemi pasur qasje të drejtë, përqendrim, vendosmëri në fushe dhe ne duhet të vazhdojmë ne kete rruge. Ne do të mbledhim informacion të mjaftueshëm rreth Partizanit, do analizojmë kundershtarin dhe si gjithmonë, do të jemi super te pergatitur per ndeshjen “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"