Flamurtarit nuk i ndahen gjyqet, ja kush ish-lojtar e ka fituar së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 14:25

Flamurtarit nuk i ndahen gjyqet, ja kush ish-lojtar e ka fituar së fundmi

Flamurtarit i shtohen problemet. Ish-lojtari kuqezi, Ylli Hoxha ka fituar një gjyq në në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Hoxha pretentonte se Flamurtari i detyrohej 60 mijë euro, sipas kontratës së nënshkruar. Bëhët fjalë për sezonin 2015-2016 ku Hoxha u aktivizuar për 33 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

yll

Shuma e pretentuar ishte në formën bruto, pa i zbritur detyrimet ligjore. Trupi gjykues vendosi që shuma që Flamurtari i detyrohet Hoxhës është vetëm 10 mijë euro dhe njëkohësisht klubi vlonjat të paguajë detyrimet e gjyqit. Kjo është një rrufe në qiell të pastër për kuqezinjtë që po luftojnë për një vend të Europë vitin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"