“Flamurtarit i mungon eksperienca”, mesfushori vlonjat: Vitin tjetër, derbi me Labërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 12:24

“Flamurtarit i mungon eksperienca”, mesfushori vlonjat: Vitin tjetër, derbi me Labërinë

Merkaton e kanë të bllokuar, por kanë domosdoshmëri për afrimet. I këtij mendimi është edhe ish-mbrojtësi Halim Begaj, i cili aktualisht mbron ngjyrat e një tjetër ekipi të Vlorës. Ai po aktivizohet te Labëria dhe janë në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë si kampionë. “Flamurtari ka nevojë për 3-4 lojtarë. Grupi më duket i mirë dhe po përpiqen vërtet shumë, por mungon eksperienca. Kjo ka qenë një periudhë pushimi sepse kampionati u shty dhe mendoj se u ka shërbyer për mirë për të korrigjuar ato defekte që janë vënë re.
Halim-Begaj
Duhet që të japin maksimumin në çdo ndeshje, të marrin më të mirën dhe të grumbullojnë pikë. Çdo ndeshje ta shohin si finale dhe të hyjnë në fushë pa frikë. Vetëm kështu mund të mbijetojnë në këtë kampionat që për hir të së vërtetës është shumë i egër”, tha fillimisht Begaj për “Panorama Sport”.
Laberia
Mbrojtësi u ndal edhe tek ekipi i tij, ndërsa paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të ketë derbi kundër Flamurtarit dhe Orikut.

“Labëria po ecën shumë mirë. Është një ekip i ri, por që premton shumë. Financat janë të shëndosha dhe kam besim që do dalim kampion e të vazhdojmë rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë. Shpresoj që vitin tjetër të shikojmë në Vlorë derbi me tri ekipe. Uroj që shumë shpejt t’i shikojmë në Superiore dhe Vlorës t’i rikthehet futbolli, që po na mungon prej disa kohësh. Edhe profesorit Artan Sakaj i urojmë suksese me Orikun. Jemi me fat që Vlorës po i vijnë trajnerë që e duan futbollin dhe e bëjnë me pasion punën. Jam i bindur se shumë shpejt do t’i shikojmë shumë lart”, përfundon Begaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"