Flamurtari-Vllaznia, ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2016 | 15:12

Flamurtari-Vllaznia, ja çfarë nuk u pa në TV

lojtaret e flamurtarit duke festuar Në fund të pjesës së parë të ndeshjes, në momentin kur skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes, një nga tifozët duke parë se Besnik Krasniqi ishte veshur trashë, i thotë: “Krasniq çfarë ke veshur, xhakavento?”. Ndërkohë, kosovari i përgjigjet me gjeste se kishte ftohtë, duke e kaluar me buzëqeshje momentin e ngacmimit nga tifozi vlonjat.

Gjyqtari i katërt “parashikon” rezultatin e saktë të ndeshjes. Si për koincidencë, në momentin që do të jepte minutat shtesë të pjesës së parë, gjyqtari i katërt ka nxjerrë në tabelën elektronike shifrat 2-1, ndërsa më pas e korrigjoi duke akorduar 2 minuta shtesë. Me këtë gabim njerë- zor, arbitri duket se parandjeu në njëfarë mënyre edhe rezultatin final të këtij takimi mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.

Rreth minutës së 85-të, në momentin që Flamurtari po fitonte, një tifoz nga tribuna qendrore i drejtohet trajnerit Ramadani duke i thënë: “Dane, mos e hiq më atë xhaketën se qenka me fat”.

Në minutat e fundit të ndeshjes, në stadiumin “Flamurtari” është ngritur një dron. Ky ka qenë veprim i njërit prej tifozëve vlonjatë që kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Flamurtari”, ndërsa ka tërhequr jo pak vëmendjen e sportdashësve vlonjatë në shkallët e impiantit.

Flota Kuqezi” ka mbështetur Flamurtarin gjatë gjithë 90 minutave, ndërsa Vllaznia nuk ka pasur tifozë që të udhëtojnë me të. Në minutën e 85-të të takimit, është vënë re që një pjesë e mirë e tifozëve në tribunën përballë kanë nisur të largohen nga stadiumi.

Në tribunën qendrore është ndier mungesa e administratorit Sinan Idrizi, i cili gjendet në Turqi, ndërsa zëvendësohej nga drejtori i klubit Vangjel Laluci dhe anëtari i bordit Robert Islama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"