Flamurtari vijon përgatitjet për Bylisin, tre mungesa të sigurta në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 10:36

Flamurtari vijon përgatitjet për Bylisin, tre mungesa të sigurta në Ballsh

Flamurtari vijon përgatitjet për ndeshjen me Bylisin, e cila do të luhet të shtunën në Ballsh. Tri mungesa do të jenë të sigurta.

flamurtrai

Denis Pjeshka, Jorgos Sarris, Xhevahir Sukaj do të mungojnë për shkak të dëmtimeve. Megjithatë, ka njëfarë shprese për grekun Sarris, që nëse do të rikuperohet, të mund të luajë të shtunën.

Gjithsesi, kjo më shumë mbetet një dëshirë e stafit teknik dhe se do të varet nga reagimi në vijim. Dje është rritur ngarkesa, ku u është kushtuar rëndësi përgatitjeve fizike si dhe atyre taktiko-teknike.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"