Flamurtari vazhdon merkaton, gati firma me dy mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 12:36

Flamurtari vazhdon merkaton, gati firma me dy mbrojtës

Vlatko Drobarov është në planet e Flamurtarit. “Panorama Sport” mëson se klubi vlonjat ka pasur kontakte me mbrojtësin maqedonas, si dhe ai është në listën e dëshirave të trajnerit Ilir Daja. Në njëfarë mënyre, kuqezinjtë duan që të “zënë” vendin e lënë bosh pas largimit të Ditmar Bicajt dhe po vëzhgojnë lojtarë që të përmbushin kërkesat financiare, teknike dhe të jenë qendërmbrojtës.

zzz

Në këto kushte, Drobarov po shikohet si një kandidaturë që të plotësojë kërkesat që kanë vlonjatët. Mbrojtësi është 25 vjeç. Ai e ka nisur karrierën në sezonin 2010- 2011 te Skopje, për të vijuar më pas në sezonin 2011-2012, kur ka kaluar te Napredok. Teteks është një tjetër klub ku është aktivizuar Drobarovi. Mbrojtësi për dy vite ka luajtur edhe në Armeni me klubin Banants. Është për t’u theksuar se mbrojtësi maqedonas sezonin e fundit e ka luajtur në Qipro, teksa ka mbajtur veshur fanellën e Arisit. Pritet këto ditë të shihet nëse Vlatko Drobarov do të bashkohet me Flamurtarin, pasi fjala e fundit për maqedonasin do të jepet nga Ilir Daja.

OPSIONET E MERKATOS – Mungesa e alternativave në kampionatin shqiptar ka bërë që Flamurtari të hedhë vështrimin jashtë vendit. Maqedonia është një ndër pistat që “prodhon” gjithmonë lojtarë për kampionatin shqiptar, por pas nuk mbetet as Kosova. Në këto kushte, po shihen dy alternativa. Këto ditë, trajneri Daja do të shqyrtojë për të fundit herë listën që ka në dispozicion me emrat e lojtarëve, duke nisur edhe kontaktet e fundit. Del sërish në skenë emri i mbrojtësit maqedonas, Darko Glishikj. 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Vardari në sezonin 2009-2010. Më tej ka kaluar tek Olimpik Sarajevo, Shkupi, Napredoku, Dinamo Tbilisi dhe për t’u rikthyer në vitin 2014 te Vardari deri në këtë vit që gjendemi. Me mbrojtësin Darko Glishikj, Flamurtari ka nisur bisedimet kohë më parë, ndërsa pritet që të shihet këto ditë se cili do të jetë përfundimi.

zz

Janë edhe disa lojtarë të tjerë që shihen si alternativa dhe me shumë mundësi vlonjatët janë të interesuar për ta vetëm për t’i pasur si dublime, pasi duket se titullarët e sezonit të ri te Flamurtari tashmë janë përcaktuar. Janë të pakta, për të mos thënë nuk ka fare alternativa për Flamurtarin në tregun vendës. I vetmi që dihet për momentin është Albi Alla. Lojtari aktualisht është te Kukësi, por u ka dhënë fjalën vlonjatëve që do të jetë pjesë e tyre pas ndeshjes së kthimit me Torpedon, e vlefshme për turin e tretë eliminator në Europa Ligë.

ERMAL SIKA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"