Flamurtari ul ritmin e përgatitjeve, vlonjatët me minus dy lojtarë ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2020 | 13:50

Flamurtari ul ritmin e përgatitjeve, vlonjatët me minus dy lojtarë ndaj Kukësit

Flamurtari luan të hënën me Kukësin në transfertë, pikërisht në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Duke qenë se ndeshja po afron, trajneri Marcelo Troisi ka ulur ngarkesën në stërvitje. Pas dy seancave në ditë, dje ekipi është rikthyer te një seancë.
pjeshka flamurtari

Vlonjatët do të kenë një mungesë të sigurt në këtë takim, pikërisht mbrojtësin Denis Pjeshka, që ka plotësuar numrin e kartonëve. Po ashtu duket se Troisi do të vijojë t’i bëjë llogaritë pa Xhevahir Sukajn. Sulmuesi shkodran ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshime në formacion për takimin e radhës.

Por, sido që të jetë, vlonjatët nuk kanë çfarë humbasin më, pasi kanë rënë nga kategoria dhe tani u mbetet vetëm të respektojnë kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"