Flamurtari u mposht nga Besa, Resuli i zhgënjyer: Ja çfarë na mungon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 21:11

Flamurtari u mposht nga Besa, Resuli i zhgënjyer: Ja çfarë na mungon

Flamurtari nuk po ngre dot kokë dhe Dritan Resuli është i dëshpëruar nga humbja me Besën.

RESULIIII

“Ndihem i dëshpëruar nga humbja. Këtij Flamurtari me lojtarë të rinj në moshë i mungon përvoja për të treguar më shumë. Në pjesën e parë nuk arritëm t’i shfrytëzonim 2-3 raste të mira.

Në të dytën, veçanërisht pas pësimit të golit të parë, Besa na vuri në vështirësi. Ne kemi dy modele të rëndësishme në ekip siç janë portieri Shpëtim Moçka dhe sulmuesi Andi Ribaj. Futbollistët e tjerë duhet të ecin nën shembullin e tyre”, përfundoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"