Flamurtari thyen kështjellën korçare, Skënderbeu nuk humbiste në shtëpi që prej vitit 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 9:59

Flamurtari thyen kështjellën korçare, Skënderbeu nuk humbiste në shtëpi që prej vitit 2016

Flamurtari ka mundur të mposhtë Skënderbeun në Korçë në ndeshjen e Kupës. Një rezultat minimal, por një arritje e madhe për skuadrën vlonjate, ndaj një ekip që nuk humbiste në shtëpi që prej dhjetorit të vitit 2016.

flamurtar

Humbjen e fundit ua shkaktoi Partizani, në ndeshjen që përfundoi 2-1 në favor të të kuqve. Në këtë ndeshje do të shënonte dy herë ish-sulmuesi i të kuqve, Kaleb Ekuban dhe humbja do të shoqërohej me largimin e trajnerit Agostineli.

fvgfg

Një fortesë e vërtetë kanë qenë korçarët që prej asaj ndeshje. Rreth 1 vit e 5 muaj pa humbur në shtëpi, por duket se gjendja e rënduar psikologjike ka sjellë edhe rënien e Skënderbeut deri në këtë pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"