Flamurtari – Teuta 1-0/ Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 13:59

Flamurtari – Teuta 1-0/ Ja çfarë nuk u pa në TV

* Debatik Curri, Ilir Berisha, Hair Zeqiri dhe Klodjan Xhelilaj e kanë ndjekur ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kur Greca po bëhej gati të hynte në lojë, lojtarët kanë vendosur një bast me njëri-tjetrin se kush do të zëvendësohej. Bastin e fitoi portieri Xhelili, teksa u shpreh se Greca do të futej në vend të brazilianit Kaninxha.

greca* Curri ka hedhur një batutë për gjyqtarin Jemini. “Ah, çfarë është ky Jemini, politikan i fortë. Të jep kartonë dhe të buzëqesh”.

* Kryetari i shoqatës së tifozëve “Dragonjtë Kuqezi”, Agron Sinanaj, i dhuroi pas ndeshjes një anije me stemën e Flamurtarit trajnerit Ramadani. “Do t’ia jepja në ndeshjen me Tiranën, por humbi”, tha ai.

* Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit ka udhëtuar në drejtim të Maqedonisë, teksa në automjetin e tij ka marrë edhe Nijaz Lenën.

* “Më duket sikur ishte miqë- sore, bo çfarë emocionesh”. Kështu i ka thënë Lena pas ndeshjes mikut të tij te Flamurtari, Bruno Telushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"