Flamurtari, surpriza e edicionit në Kosovë. Magani “fundoset” pas një tjetër humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 19:10

Flamurtari, surpriza e edicionit në Kosovë. Magani “fundoset” pas një tjetër humbje

Flamurtari i Prishtinës vazhdon të jetë surpriza e këtij fillim sezoni në Superligën e Kosovës. Kuqezinjtë, që sezonin e kaluar siguruan me vështirësi mbijetesën, kanë marrë ditën e sotme edhe fitoren e tretë, në tre takime.

srj_1535906928-9450727

Një gol në minutën e 81-të i Agron Bruqit i dha suksesin 1-0 Flamurtarit në stadiumin “Xhemajl Ibishi” ndaj KEK-ut që një sezon më parë luante një kategori më poshtë. Pas 3 javëve të para Flamurtari kryeson Superligën e Kosovës me pikë të plota.

Fitore minimale arriti edhe Gjilani që u ngjit në kuotën e 6 pikëve falë suksesit 1-0 në shtëpi ndaj Trepça ’89. Vendosi goli i Trevin Sesar pas gjysmë orë loje. Start shumë i keq për skuadrën mitrovicase. 1 pikë në 3 ndeshje janë shumë pak për Trepça ’89 me trajnerin Gugash Magani që pas kësaj humbje rrezikon seriozisht shkarkimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"