“Flamurtari si një fjalëkryq, e di i madhi Vasil Ruci çfarë ndodh”, reagon legjenda vlonjate: Nuk jam më pjesë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 0:17

“Flamurtari si një fjalëkryq, e di i madhi Vasil Ruci çfarë ndodh”, reagon legjenda vlonjate: Nuk jam më pjesë e…

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, telefonon Anesti Viton pas deklaratës së ish-sulmuesit një ditë me parë në “Panorama Sport”. Vito “thumboi” Rucin , teksa u pyet për shkaqet që e kanë çuar Flamurtarin në këtë situatë, teksa ekipi është i rënë nga Kategoria Superiore.pjimage

“Flamurtari është një fjalëkryq që nuk mundem t’i japë një përgjigje. Për këtë mund të flasë këshilltari i administratorit Idrizi, i madhi Vasil Ruci, sepse ai e di më mirë”, deklaroi Vito për “Panoramasport.al”.

Por, Ruci nuk ka nguruar të telefonojë ish-sulmuesin e Flamurtarit dhe Tiranës, teksa i ka thënë që nuk është më pjesë e Flamurtarit prej kohësh. Ruci e ka bërë të ditur bisedën telefonike me Viton gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”.

“Telefonova Nesti Viton për atë deklaratë që dha dhe ku më përmendte mua. I thashë që unë nuk jam më pjesë e Flamurtarit prej kohësh. Vito më mirëkuptoi dhe më kërkoi ndjesë që më kishte përmendur emrin”, u shpreh Ruci. Kujtojmë se ky i fundit ishte krahu i djathtë i Sinan Idrizit disa kohë më parë, teksa kishte detyrën e zbuluesit të talenteve.

92740445_1459789340847992_3218113411711762432_n

Ekipi i Flamurtarit në vitin 1996 me yje si Kushta, Bushi, Muka dhe emra të tjerë të njohur

Ruci kishte influencë në vendimmarrjet e administratorit. Por legjenda e futbollit vlonjat u largua nga klubi pas situatës jo të mirë. Ruci iku nga Flamurtari pa zhurmë dhe pa polemika, duke mos dashur asnjëherë të flas për këtë pjesë.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"