Flamurtari rrit pretendimet, zbulohet kushti për trajnerin Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 15:38

Flamurtari rrit pretendimet, zbulohet kushti për trajnerin Daja

Në Vlorë kërkojnë një Flamurtar elitar. Drejtuesit kanë objektiva ambiciozë për sezonin e ri. Administratori Sinan Idrizi i ka kërkuar trajnerit Ilir Daja që të mos nxitohet me merkaton, por ta bëjë atë të studiuar mirë dhe të marrë lojtarë që vërtet të bëjnë diferencën dhe ekipit t’i bashkohen emra me eksperiencë. Jo më kot, Idrizi në ceremoninë e prezantimit të trajnerit Daja u shpreh: “Të jeni të sigurt që do të bëjmë plazh të gjatë këtë vit. Në verë do të kemi kampe të mira plazhesh”.

dajaaaaaaaa

Ky mesazh i Idrizit mund të përkthehet edhe ndryshe që drejtuesit e Flamurtarit nuk do të nxitojnë në merkato. Idrizi i ka kërkuar trajnerit Daja që Flamurtari i sezonit të ri të jetë ndër tri vendet e para. Europa duhet që të jetë e sigurt, por mirë do të ishte edhe fitimi i titullit kampion apo Kupa e Shqipërisë. Në Vlorë besojnë te projekti i trajnerit Ilir Daja. Objektivat ende nuk janë prezantuar zyrtarisht, por nuk ka asnjë dyshim që kusht do të jenë me domosdo tri vendet e para.

KONTRATA – Edhe pse dihet tashmë që trajneri Ilir Daja është zyrtarisht në krye të ekipit, firma në kontratë mbetet thjesht një formalitet. Firma po vonon, për shkak se trajnerit Daja i përfundon zyrtarisht kontrata me Skënderbeun në fund të muajin qershor. Gjasat janë që javën e ardhshme të përfundojë gjithçka sa i përket kontratës, pasi palët kanë rënë dakord edhe në termat financiarë.

Daja Flamurtari

MERKATO – Me ardhjen në krye të pankinës vlonjate të Ilir Dajës kanë nisur që të dalin në skenë edhe disa emra lojtarësh për të cilët klubi interesohet. Kështu, në Vlorë është duke u përfolur edhe emri i kapitenit të Partizanit. Idriz Batha mund të jetë një lojtar që mund të vishet kuqezi këtë sezon. 26- vjeçarit i përfundon kontrata me Partizanin në fund të qershorit dhe mendohet që ai ta respektojë atë deri në fund dhe më pas të jetë lojtar i lirë, ndaj shanset janë të shumta që të jetë pjesë e Flamurtarit. Por, nga ana tjetër janë edhe disa lojtarë, të cilët pritet që të vijnë në Vlorë nga Skënderbeu.

Daja2

Gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për të paktën dy prej tyre që është e sigurt që nuk do të jenë më pjesë e korçarëve. Në fakt, si për koincidencë, janë dy ish-lojtarë të Flamurtarit. Bëhet fjalë për Gjergji Muzakën dhe Gledi Micin. Si Mici ashtu edhe Muzaka ishin pjesë e kuqezinjve kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika dhe u larguan pak kohë, pasi klubin e mori në administrim Sinan Idrizi.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"