Flamurtari rinis përgatitjet, dy titullarët shqetësojnë trajnerin Birçe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 13:56

Flamurtari rinis përgatitjet, dy titullarët shqetësojnë trajnerin Birçe

Flamurtari do të rinisë sot përgatitjet për ndeshjen me Laçin. Për takimin e radhës që do të luhet të dielën në orën 13:30 në transfertë, vlonjatët kanë pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion.

partizani flamurtari1

Gjatë kësaj jave do të shikohet edhe se cilët do të mungojnë nga dëmtimet, ku për momentin shqetësojnë trajnerin Birçe sulmuesi Xhevahir Sukaj dhe mbrojtësi Jorgo Sarris. Mungesë e sigurt në Laç do të jetë Ansi Nika, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Luftëtarin. Ndërkohë, mesfushori boshnjak Semir Bajraktareviç mund të quhet i larguar tashmë, pasi prej dy javësh mungon në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"