Flamurtari ra nga Superiorja, kryebashkiaku Leli takohet me Idrizin. Ja çfarë kërkoi administratori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 8:48

Flamurtari ra nga Superiorja, kryebashkiaku Leli takohet me Idrizin. Ja çfarë kërkoi administratori

Sinan Idrizi takohet me Dritan Lelin. “Panorama Sport” mëson se ka qenë vetë kryebashkiaku Leli që ka shkuar në ambientet e klubit në fundjavë dhe për disa minuta ka diskutuar me administratorin Idrizi.
Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430
Ky i fundit i ka kërkuar kryebashkiakut që të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e llogarive bankare që do të vinte nga pagesa e dy detyrimeve që klubi ka ndaj personave të tretë e që janë pronarët e shtëpive me qira.

Gazeta mëson se Dritan Leli i ka shprehur administratorit Idrizi angazhimin e tij për ta zgjidhur këtë çështje, por brenda kornizës ligjore. Mbetet për t’u parë në vazhdim se cila do të jetë zgjidhja që do të ofrojë bashkia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"