Flamurtari preu “biletën” për në Kategorinë e Parë, Troisi shfajësohet: Lojtarët nuk kanë mentalitet të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 9:22

Flamurtari preu “biletën” për në Kategorinë e Parë, Troisi shfajësohet: Lojtarët nuk kanë mentalitet të madh

Flamurtari pëson një tjetër humbje, por këtë herë “djeg” shumë. Edhe pse rrugën drejt Kategorisë së Parë e kanë marrë me kohë, pas kësaj disfate humbëm matematikisht shanset e mbijetesës. Për Marcelo Troisin ishte e vështirë të fliste për këtë çështje, e megjithatë premtoi se në 8 javët e mbetura ekipi i tij do të respektojë garën. Gjatë deklaratës së dhënë për mediat fill pas ndeshjes, ai saktësoi se lojtarët nuk janë aty ku duhet psikologjikisht.
troisi
Flamurtari sot (dje) zbriti zyrtarisht nga Kategoria Superiore…
Për mua është shumë e vështirë që ta komentoj këtë gjë. Ne punojmë për fanellën dhe unë punoj shumë me ekipin. Ne e respektojmë këtë ekip dhe këtë fanellë. Flamurtari është një skuadër me emër shumë të madh.

Çfarë ndodhi sot me Skënderbeun?
Një problem ka qenë që lojtarët nuk janë aty ku duhet të jenë psikologjikisht. Sot (dje) ekipi zhvilloi një lojë pak më të mirë se në ndeshjen me Vllazninë. Por kishte probleme që shfaqen në fushë. Lojtarët janë të vegjël në mentalitet. Nuk kanë një mentalitet shumë të madh. Ne kemi lojtarë të rinj. Iku kjo ndeshje. Tani duhet që të shikojmë përpara.

E radhës është me Kukësin, çfarë prisni?
Të shikojmë përpara tani për ndeshjen me Kukësin. Do të japim maksimumin tonë. Ju e dini që unë kam lojtarë të rinj në ekip dhe ata duhet të jenë më të qetë psikologjikisht dhe të kenë mentalitet më të madh. Do të japim gjithçka deri në fund. Do të respektojmë garën dhe do të bëjmë maksimumin tonë. Na mbetet që të shikojmë dhe të ecim përpara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"