Flamurtari prek për herë të dytë fundin në vitet 2000, ja sezoni tjetër famëkeq kur vlonjatët i thanë “mirupafshim” Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 11:07

Flamurtari prek për herë të dytë fundin në vitet 2000, ja sezoni tjetër famëkeq kur vlonjatët i thanë “mirupafshim” Superiores

Pas humbjes ndaj Skënderbeut, Flamurtari zbriti edhe matematikisht nga Kategoria Superiore. Vlonjatët kanë grumbulluar 11 pikë në 28 javë kampionat, duke qenë të fundit në renditje. Vendi i tetë është 38 pikë dhe kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, nuk japin asnjë shans për mbijetesën.
Flamurtari2
Për herë të fundit që ka rënë nga Superiorja ishte në sezonin 2003-2004. Më pas në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006 luajti në Kategorinë e Parë, për t’u kthyer në elitë në sezonin 2006-2007. Prej 14 sezonesh radhazi militoi në elitë, madje fitoi edhe dy Kupa të Shqipërisë, por dje vulosi dështimin për t’u kthyer në inferiore.

Rrugën drejt inferiores kuqezinjtë e kanë marrë që herët në fakt. Problemet kanë qenë kryefjalë që prej nisjes së këtij sezoni, duke filluar nga ato financiare e për të kaluar te rezultatet. Shifrat janë katastrofë, pasi deri më tani kanë mundur të festojnë vetëm 1 herë, pas fitores minimale me Luftëtarin në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"