Flamurtari përgatitet për vitin 2021, rikthim i rëndësishëm te vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 15:05

Flamurtari përgatitet për vitin 2021, rikthim i rëndësishëm te vlonjatët

Dritan Resuli “skanon” Flamurtarin. Pasi është mbyllur e para javë stërvitore, trajneri shprehet i kënaqur me formën e skuadrës. E ka bindur edhe Paulo Rikardo, të cilin e ka llogaritur edhe si titullar. E megjithatë, ngërçi tashmë qëndron te merkatoja. Vetëm nëse zhbllokohet, sulmuesi mund të federohet dhe rrjedhimisht të aktivizohet kundër Turbinës më 16 janar. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, tekniku vlonjat shprehet se skuadra është gati për javën e 10-të.
1607091404_888888
“Mbyllëm javën e parë me stërvitshmëri maksimale. Ekipi ka punuar me dy seanca në ditë. Jemi përqendruar në këtë drejtim me qëllim që të arrijmë edhe gjendjen fizike të lojtarëve. Jam i kënaqur nga ndeshja e kontrollit brenda grupit që zhvilluam në fundjavë. Provuam dhe lojtarët e rinj, por mora përshtypje pozitive edhe nga lojtarët e akademisë. Në këtë test u aktivizua dhe braziliani Paulo Rikardo. Jam i kënaqur nga ajo çfarë ky lojtar dha në fushë. Them se java e parë e përgatitjeve ia arriti qëllimit. Jemi gati tashmë për javën e 10-të. Situata në grup para ndeshjes me Turbinën është optimale”, tha Resuli.
Flamurtari Mocka
Flamurtari do të ketë një mungesë të sigurt në ndeshjen me Turbinën, që do të luhet në fund të kësaj jave. Braziliani Indio Oliveira nuk do të jetë i gatshëm për shkak të kartonëve, por trajneri Resuli duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas edhe të gjitha provave të realizuara gjatë stërvitjes, braziliani do të zëvendësohet në këtë takim nga 17-vjeçari Albi Metani. Gjasat janë që Shpëtim Moçka ta nisë si titullar me Turbinën. Ai është i federuar që nga nisja e sezonit, ndaj nuk ka asnjë pengesë prej bllokimit të merkatos. Çështja e gardianit qëndron diku tjetër. Duke qenë se ka pushuar shumë, fillimisht duhet të kapë gjendjen e duhur fizike. Në këto kushte mundet që nga minuta e parë ta nisë Suali Alimuçaj. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"