Flamurtari përgatitet për t’u rikthyer në Superiore, vlonjatët presin 5 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 16:06

Flamurtari përgatitet për t’u rikthyer në Superiore, vlonjatët presin 5 lojtarë

Flamurtari pret 5 afrime për të kompletuar grupin. Drejtuesit e klubit duket se nuk shfaqin asnjë shqetësim nga bllokimi i merkatos, që sipas tyre është një çështje e tejkaluar dhe ata janë në punë e sipër për konkretizimin e afrimeve të reja. Burime pranë klubit konfirmojnë për “Panorama Sport” se dy nga pesë lojtarët, të cilët pritet të afrohen në vijim, janë nga Brazili. Klubi nuk jep emrat dhe detaje të tjera për ta, por me shumë mundësi, ata do të jenë në Vlorë këtë javë për të hedhur firmën.
FLAMURTARI

Me kuqezinjtë janë bashkuar deri tani dy lojtarë të rinj, maqedonasi Burak Menga dhe kosovari Ilir Gashi, të dy mesfushorë. Ata vazhdojnë të jenë në provë dhe fjalën e fundit do ta thotë trajneri Dritan Resuli. Në miqësoren e javës së kaluar me Apoloninë, Menga la përshtypje të mira, ndërsa Gashi duket se nuk ka qenë në pritshmëritë e drejtuesve të Flamurtarit.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për shumë gjëra në Vlorë. Flamurtari duhet të zgjidhë çështjen e portës, ku aktualisht ka vetëm të riun Saug Alimuçaj, i projektuar si portier i dytë, pasi drejtuesit presin Moçkën. Vlonjati pret t’i plotësohen kërkesat nga administratori Idrizi dhe më pas të bashkohet me grupin. Po kështu po ndodh edhe me sulmuesin Andi Ribaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"