Flamurtari përballë Bylisit të rrezikshëm, “minus” 3 lojtarë për skuadrën e Troisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 22:43

Flamurtari përballë Bylisit të rrezikshëm, “minus” 3 lojtarë për skuadrën e Troisit

Flamurtari startoi dje përgatitjet për ndeshjen me Bylisin, që do ta luajë të shtunën në orën 14:00 në “Adush Muça”. Pas pushimit të së dielës, skuadra është e gjitha e përqendruar te java e 24-t.

Flamurtari-Vllaznia

Pritet që këto ditë të shikohet se si do të jetë situata në ekip. Denis Pjeshka, Jorgos Sarris, Xhevahir Sukaj me shumë mundësi do të mungojnë edhe në këtë ndeshje të radhës.

Por lajme të mira vijnë nga mbrojtësi Denis Pjeshka, i cili dje ka zhvilluar vetëm vrapime. Gjasat janë që ai të kthehet pas tri javësh, ndërsa do të shikohet se si do të ecë rikuperimi. Edhe mbrojtësi grek i është bashkuar grupit, por edhe atij i duhet pak kohë që të kthehet në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"