Flamurtari pëlqen lojtarin e Skënderbeut, klubi insiston për Siljanovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 11:00

Flamurtari pëlqen lojtarin e Skënderbeut, klubi insiston për Siljanovskin

Flamurtari pëlqen Radasin. Trajneri Daja pritet që të sjellë me vete te Flamurtari disa lojtarë. Mes tyre, një emër që po përflitet së shumti në Vlorë është edhe ai i Marko Radasit. Nga ana tjetër, nga Skënderbeu kërkon letrat edhe Ardit Hoxhaj. Vlonjati që sezonin e mbylli te Flamurtari ka nisur negociatat me korçarët për të dalë lojtar i lirë. Hoxhaj ka disa oferta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e rikthimit te Flamurtari.

siljanovksi

Ndërkaq, ashtu sikundër “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar më parë, Flamurtari po insiston për të mbajtur edhe një vit tjetër në Vlorë mbrojtësin maqedonas, Goran Siljanovski. Këtij të fundit i ka përfunduar kontrata, ndërsa për të interesohet edhe Shkupi. Për Siljanovskin interesohen edhe tri skuadra të tjera nga Maqedonia, si dhe një skuadër nga Kroacia. Sipas “infosport.mk”, për momentin Siljanovski nuk ka kthyer ende një përgjigje përfundimtare, pasi është duke studiuar të gjitha ofertat që kanë mbërritur në drejtim të tij. Ndërkaq, Flamurtari është i gatshëm që të shikojë edhe termat financiarë, duke rritur pagën e lojtarit. Tani mbetet për t’u parë gjithçka, por duhet thënë se kontaktet mes lojtarit dhe klubit të Flamurtarit vijojnë të jenë të shpeshta, ndërkaq lojtarit i pëlqen edhe projekti i Shkupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"