Flamurtari paralajmëron skarcime në masë, klubi del me qëndrim zyrtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 12:28

Flamurtari paralajmëron skarcime në masë, klubi del me qëndrim zyrtar

Flamurtari po kalon një periudhë shumë të vështirë këtë sezon, teksa renditen në vendin e fundit dhe janë shumë pranë rënies nga Kategoria Superiore.partizani flamurtari1

Pritet të ketë shumë lëvizje në klub gjatë merkatos së janarit, teksa përveç afrimeve në skuadrën e Troisit i cili u zyrtarizua para pak ditësh, do të ketë edhe largime.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë klubi vlonjat, të cilët nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë njoftuar se kanë vendosur të ndërpresin kontratën me disa futbollistë, për shkak se janë paraqitur jashtë pritshmërive.

Flamurtari njofton se emrat e futbollistëve do të njoftohen në një njoftim të dytë, dhe po punohet fuqishëm për përforcimin e ekipit në këtë merkato.

Njoftimi i klubit:

Në mbyllje të pjesës së parë të sezonit futbollistik 2019-2020 dhe objektivave të klubit Flamurtari Footboll Club, duke marr shkak nga rezultatet,pritshmeritë në fushë dhe performancës së lojtareve të cilet janë pjesë e klubit, Flamurtari F.C vendos ndërprerjen e kontratës me disa futbollistë të cilët do të bëhen publik në një komunikim te dytë.

Flamurtari F.C vijon punën pa ndërprerje për përforcimin e skuadrës, riorganizimin dhe hyrjen fuqishëm në merkato,për arritjen e objektivave në këtë sezon futbollistik.

Flamurtari F.C konfirmon se do të vijohet me përkushtim dhe pa ndërprerje për të perforcuar skuadrën me elemente cilësorë ,duke përmbushur të gjitha detyrimet,por edhe konfirmuar se skuadra do të jetë ajo që kërkojnë objektivat e vet klubit ,por edhe të sportdashësve të shumtë Vlonjat.

fla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"