Postuar: Mars 19, 2018 | 18:02
Flamurtari paguan për tifozët, Disiplina “lumë” ndëshkimesh te moshat
Në mbledhjen e fundit, Komisioni i Disiplinës mori këto vendime:
1.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
- FC “Flamurtari”,për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
- Zyrtari i FC “Flamurtari”,Ardi Behari, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Kevitan”, Leke Qepuri, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Luzi”,Fatjon Tafa, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “kukësi” U-19 ,Lavdrim Kovaci, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Laçi” U-19 ,Henrik Bruka, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari I KF “Laçi” U-19, Erjon haxhi, për sjellje jo sportive ndaj publikut , në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Tirana”U-19,Shyqyri Xhepa , për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Beslidhja” U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Korabi” U-19 planifikuar të luhej më datë 11.03.2018,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
- Lojtari i KF “Luftetari”U-19, Vadrit Pula , për sjellje të keqe dhe tentative goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KS “Korabi” U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Shkodra” U-19 planifikuar të luhej më datë 11.03.2018,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
- Lojtari i KF “Teuta” U-17, Alban Marku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, denohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Spartaku” U-17, Redin Malaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) pezullim nga aktiviteti.
- KF “Korabi” U-17, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Beslidhja” U-17 planifikuar të luhej më datë 11.03.2018,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
- “Shkëndija TR” U-17 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Brians” U-17 e luajtur më datë 11.03.2018,me rezultatin 3 me 0.
- KS “Korabi” U-17, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Shkodra” U-17 planifikuar të luhej më datë 11.03.2018,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
- KF “Kastrioti” U-17, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Beslidhja” U-17 planifikuar të luhej më datë 11.03.2018,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Apollonia”, Aldo Llambi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Aldo Llambi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.