Flamurtari pa “timonier”, Idrizi sqaron çështjen e trajnerit: Do jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2021 | 0:30

Flamurtari pa “timonier”, Idrizi sqaron çështjen e trajnerit: Do jetë…

Sinan Idrizi flet për trajnerin e ri të Flamurtarit. Kreu i klubit lë të kuptohet se kuqezinjtë do të kenë një trajner vlonjat. Për “Panorama Sport”, administratori sqaroi se Rui Sampaio do të jetë provizorisht në stol.

Sinan-Idrizi

“Ekipi aktualisht po drejtohet nga Sampaio, por asgjë nuk është e sigurt për vijimësinë. Ndoshta do të zgjedhim një trajner të ri. Me shumë mundësi do të jetë vlonjat, pra ndonjë i familjes dhe që e njeh mjedisin. Por, për momentin ekipi po drejtohet nga portugezi, të cilin e vlerësoj për punën që po bënë”, tha shkurtimisht kreu i klubit.

Ai nuk preferon të flasë me emra kandidatësh, por gjasat janë që të jetë Fjodor Xhafa. Ky i fundit edhe dje ishte pranë ekipit në stërvitje, ku aktualisht po punon si ndihmësi i Sampaios. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Xhafa nuk ka pranuar që të flasë në lidhje me këtë çështje, ndërsa la të kuptohet se për momentin është pranë skuadrës për ta ndihmuar. Sakaq, Flamurtari kërkon kthesën. Pas 6 humbjesh radhazi, këtë të shtunë luajnë me Elbasanin e vendit të fundit. Vlonjatët do të kenë një mungesë të sigurt, atë të Kreshpës, të pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"