Flamurtari pa sulmues, Bushiç e Alvesh pak shanse rinovimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 10:24

Flamurtari pa sulmues, Bushiç e Alvesh pak shanse rinovimi

Flamurtari pa sulmues. Me shumë gjasa dy sulmuesit kryesorë që mbyllën sezonin në Vlorë nuk do të jenë më pjesë e organikës për sezonin e ri. Danilo Alvesh dhe Tomislav Bushiç mund t’i japin fund këtu aventurës në Vlorë. Braziliani e mbylli para kohe kampionatin për shkak të një dëmtimi, madje klubi e përcolli edhe me një ceremoni. Edhe pse lojtari pozon hera-herës me fanellën e kuqezinjve nga Brazili, shanset për vijimin e bashkëpunimit janë minimale për shkak të ofertave që i kanë ardhur. Një klub në Portugali interesohet për të.

danilo alvesh

Palët kanë nisur edhe bisedimet, megjithatë nuk jepen shumë detaje. Sulmuesi brazilian kërkon një aventurë jashtë Shqipërisë, por pas nuk mbeten disa ekipe shqiptare që duket se pëlqejnë Alveshin. Një tjetër lojtar që mund ta shoqërojë është Tomislav Buashiç. Kroati mbajti shiritin e kapitenit gjatë sezonit që u mbyll, por as ky fakt nuk ka mjaftuar që të vijojë bashkëpunimin me Flamurtarin. Sulmuesi është më shumë larg sesa afër vlonjatëve. Kjo për shkak se Bushic, ka qenë larg pritshmërive gjatë kampionatit të fundit që u mbyll. Mësohet se drejtuesit e Flamurtarit ende nuk kanë kontaktuar me Alveshin dhe Bushiç dhe gjasat janë që ata të mos jenë më pjesë e sezonit të ri.

bushic-imami

Strategjia – Flamurtari i sezonit të ri do të ketë “look” të rinovuar. Shumë lojtarë që mbyllën sezonin, nuk do të jenë më pjesë e kuqezinjve. Vetëm 10 lojtarë ka aktualisht ekipi në organikë. Musta dhe Useini rinovuan kontratën. Po ashtu pjesë janë portierët e rinj Sali dhe Qirko, si edhe lojtarët e dalë nga akademia si Deliaj, Hyseni, Maze, Tushi, Rrapaj e Qarri. Klubi kërkonte të mbante edhe Nurkoviçin dhe Siljanovskin, por lojtarët kanë shpallur “divorc” tashmë. Të larguar janë edhe Bicaj, Nedljekoviç dhe Zuka, ndërsa gjasat janë që të mos rinovohet as me Kamarën, Sidiben edhe Tunkarën, ndërsa në pikëpyetje mbetet edhe fati i Veliut. Klubi në strategjinë e re parashikon që të ulë pagën për lojtarët që mund të rinovojnë për shkak të dështimit dhe daljes nga objektivat. Kontratat mund të jenë 20- 30 për qind më të ulëta.

flamurtari

Merkato
– Flamurtari me sytë nga Skënderbeu. Këto orë janë vendimtare edhe për kuqezinjtë. Vlonjatët presin që të merret vendimi i KAS, ndërsa dënimi i korçarëve do të jetë një mundësi e mirë për Flamurtarin që të marrë lojtarë prej tyre. Në këtë pikë, korçarët po mbajnë “peng” edhe merkaton e Flamurtarit. Aktualisht po shikohet mundësia edhe për disa lojtarë nga Maqedonia dhe Turqia, por ende nuk ka gjëra konkrete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"