Flamurtari pa portier me Tiranën, kuqezinjtë do aktivizojnë një debutues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 22:30

Flamurtari pa portier me Tiranën, kuqezinjtë do aktivizojnë një debutues

Flamurtari mbetet pa portier për ndeshjen e radhës. Shpëtim Moçka nuk luan këtë fundjavë në kryeqytet ndaj Tiranës, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Edhe pse nuk ka çfarë të humbasë pasi ka rënë tashmë nga Superiorja, trajneri Marcelo Troisi është bërë me “dhimbje koke”. Vlonjatë kanë vetëm një portier me eksperiencë, ndaj Moçkën nuk ka se kush ta zëvendësojë. Dy portierët e tjerë janë të rinj, Aldo Bushi, 19 vjeç, dhe Saugli Alimuçaj, 18 vjeç. Ai që do të zëvendësojë Moçkën me Tiranën me shumë mundësi do të jetë Aldo Bushi. Por debutimi i Bushit me fanellën e ekipit të parë të Flamurtarit do të bëhet në një ndeshje tejet të vështirë.aldo bushi

Bushi duhet të marrë një barrë të rëndë përsipër, për shkak se nuk ka pasur shansin të aktivizohet në asnjë takim gjatë këtij sezoni, pasi në portë është “stampuar” Shpëtim Moçka, që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë dëmtim dhe vetëm tani vjen pezullimi i parë nga kartonët. Është momenti që edhe Bushi të provojë vlerat e tij, ku eksperienca e vetme mbetet me 19-vjeçarët.

Sido që të shkojë sfida me Tiranën, Flamurtari nuk ka çfarë të humbasë, përveçse të fitojë një portier të ri. Nisur nga kjo situatë e papritur, por edhe e paralajmëruar, pasi dihej që Moçka kishte tre kartonë, trajneri Troisi dhe stafi teknik po punojnë më shumë këto ditë në stërvitje me portierin Bushi, që do të jetë titullar në ndeshjen që do të luhet në kryeqytet.

Kukesi-Flamurtari-e1592240592317

SITUATA– Në Vlorë nuk është vetëm çështja e mungesës së portierit në ndeshjen me Tiranën, por dihet që trajneri Troisi, për probleme të ndryshme, në asnjë rast nuk e ka pasur të plotë grupin. Që pas shpërthimit të pandemisë “COVID-19”, mbrojtësi grek Jorgos Sarris nuk u rikthye, duke i dhënë fund aventurës me Flamurtarin.

Kohët e fundit nuk po paraqitet në stërvitje as i riu Romedi Llapi, i larguar jashtë vendit. Xhavahir Sukaj që pas dëmtimit nuk po paraqitet rregullisht në stërvitje dhe me shumë mundësi nuk do të aktivizohet as në tri ndeshjet e mbetura. Kreshnik Nebihu dhe Olsi Gocaj nuk janë aktivizuar në ndeshjen e fundit dhe nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për Tiranën. Muçollari u dëmtua në gju në ndeshjen me Bylisin dhe me shumë mundësi nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit. Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"