Flamurtari pa 2 titullarë në Korçë, Danilo Alvesh mban shiritin e kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 12:33

Flamurtari pa 2 titullarë në Korçë, Danilo Alvesh mban shiritin e kapitenit

Flamurtari do të ketë sot dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen përballë Skënderbeut. Kapiteni Tomislav Bushiç nuk do të jetë i gatshëm për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën e fundit për kampionat ndaj Kukësit. Edhe pse stafi mjekësor u mundua të rikuperonte në kohë kroatin, ishte e pamundur që ai të luante ndaj Skënderbeut.

Skenderbeu-Flamurtari

Në këto kushte, sot shiritin e kapitenit pritet që ta mbajë braziliani Danilo Alvesh, i cili do të vendoset në majën e sulmit. Mungesë tjetër është edhe Viktor Xhufo, që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Flamurtari

Dje paradite ekipi u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen dhe është nisur drejt Korçës për t’u grumbulluar. Pritet që një grup ultrasish të udhëtojnë për të mbështetur ekipin kuqezi në këtë transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"