Flamurtari nxjerr dokumentet: Nuk kemi detyrime ndaj Lëvit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 15:07

Flamurtari nxjerr dokumentet: Nuk kemi detyrime ndaj Lëvit

Flamurtari ka sqaruar opinionin publik se nuk ekziston një çështje “Lëvi”. Klubi vlonjat, përmes një publikimi në profilin zyrtar të “Facebook”-ut ka treguar dokumentet që e kanë shlyer ish-trajnerin vlonjat dhe nuk ka asnjë rrogë të prapambetur për të marrë. Flamurtari sqaron opinionin publik përmes fakteve dhe konfirmimit të FIFA-s se nuk ekziston më asnjë rrogë e prapambetur ndaj ish-teknikut, i cili drejtoi kuqezinjtë në sezonin 2015-2016.

stanislav-levy-f458e49a-b736-46f6-97c2-11126e13e36-resize-750

Diçka të tillë e konfirmoi për gazetën “Panorama Sport” edhe administratori i skuadrës së Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili tha se kjo çështje është mbyllur dhe klubi vlonjat nuk ka më detyrime ndaj 60-vjeçarit, i cili ka qenë më parë edhe trajner i Skënderbeut në sezonin 2011-2012.

fLAMURTARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"