Flamurtari nuk udhëton i plotë drejt Greqisë, vonohen vizat për Sidibe dhe Kamara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 11:04

Flamurtari nuk udhëton i plotë drejt Greqisë, vonohen vizat për Sidibe dhe Kamara

Flamurtari nuk do të udhëtojë i plotë në drejtim të Greqisë. Tre lojtarë s’do të jenë pjesë e skuadrës në drejtim të shtetit helen, ku edhe do të kryhet faza përgatitore. Pengesa e vetme për ta mbetet mosmarrja në kohë e vizës. Sekou Kamara dhe Lansinet Sidibe, dy lojtarët afrikanë që sezonin e kaluar e mbyllën te Besëlidhja, janë në pritje që të pajisen me vizë nga shteti grek. Duke qenë afrikanë, ata kanë hasur vështirësi në ambasadën greke.

Flamurtari

Gjithsesi, dy lojtarët pritet që t’i kenë në dorë dokumentet ditën e martë dhe të udhëtojnë më pas drejt Greqisë. Por ndryshe qëndron puna për Abubakar Ibrahima Tungara. Lojtari nga Mali ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe dje ka qenë në Tiranë. Tungara nuk do të udhëtojë fare në drejtim të Greqisë. Lojtarit nuk mund t’i japin dot vizë për shkak të mungesës së rezidencës. Tungara do të stërvitet me ekipin e të rinjve të Flamurtarit dhe do të stërvitet individualisht derisa të kthehet ekipi nga Greqia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"