Flamurtari nuk surprizon në miqësore, fitore të pastër ndaj Butrintit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 20:01

Flamurtari nuk surprizon në miqësore, fitore të pastër ndaj Butrintit

Skuadra e Flamurtari është në një formë të mirë dhe këtë e tregojnë paraqitjet që ka zhvilluar në Superilgë. Përpos formës së mirë në kampionat, vlonjatët nuk surprizojnë as në miqësore. Ditën e sotme skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar me rezultatin 3-1 në ndeshjen miqësore përballë Butrintit.

flamurtari

Golat për vlonjatë u shënuan nga Mustafa, Veliu, dhe Beqaj ndërkohë kjo formë që po kalon skuadra në këtë fillim sezoni duket se premton për një objektiv madhor në Superligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"