Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos edhe talenti i Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 10:34

Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos edhe talenti i Kombëtares U-19

Flamurtari mendon edhe për të rinj të tal entuar që mund të shpërthejnë në kampionatin shqiptar. Pas sulmuesit gjirokastrit, Ardit Ziaji, dje vlonjatët konfirmuan marrëveshjen edhe me mesfushorin fierak, Sokol Ymeraj. Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. I riu fierak ka qenë kapiten i Shqipërisë U-17 për dy vite, ndërkohë që së fundmi ka luajtur në Gjermani me klubin Bonner SC.

Ymeraj

Bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrues, i cili e ka nisur karrierën te paratërinjtë e Apolonisë së Fierit. Më pas ka kaluar tek akademia e Internacionalit në Tiranë, ndërsa në vitin e fundit është bërë pjesë e klubit gjerman. Futbollisti cilësohet si talent, ndaj dhe është afruar te Flamurtari nga vetë trajneri Ilir Daja.

Ymeraj2

Lojtari ka dalë tashmë në stërvitje dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën. Duke qenë se është i ri, Flamurtari pretendon ta mbajë gjatë 19- vjeçarin, me perspektivë për ta afirmuar dhe më pas pse jo për ta shitur. Fakti që ai është grumbulluar rregullisht edhe nga trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka bindur vlonjatët për ta afruar menjëherë.

Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"