Flamurtari nis përgatitjet për sezonin e ri, dy titullarët nuk zbresin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 17:43

Flamurtari nis përgatitjet për sezonin e ri, dy titullarët nuk zbresin në fushë

Dritan Resuli zbret në fushë. Trajneri i ri i Flamurtarit ka nisur pa humbur kohë punën, pasi është prezantuar me skuadrën. Ai ka kërkuar nga lojtarët angazhim maksimal gjatë përgatitjeve, u ka thënë atyre të japin gjithçka për ta ndihmuar skuadrën të kthehet sa më shpejt në Superiore.
FLA
“Kërkoj maksimumin nga të gjithë ju në realizimin e objektivave që do të kemi. Ju jeni të rinj, i njoh cilësitë tuaja dhe kam shumë besim te ju. Normalisht, gjithkush do të ketë hapësirat e veta në ekip dhe duhet të justifikoni besimin që do të keni”, mësohet se është shprehur trajneri Resuli para skuadrës.

GRUPI
STERVITJE
Trajneri vlonjat ka pasur dje një grup të cunguar futbollistësh në dispozicion, por pret që ekipi të kompletohet. Ra në sy prania në stërvitje e dy brazilianëve Karlos Henrikue Ramos dhe Indio Oliveira. Të dy këta lojtarë i solli në Vlorë trajneri Marcelo Troisi dhe pavarësisht se kërkuan të largoheshin, klubi nuk i ka lënë të lirë, për shkak se kanë kontratë edhe për një sezon. Braziliani tjetër, Luka Ramos, ka kaluar te Laçi, pavarësisht se drejtuesit e Flamurtarit pretendojnë se e kanë nën kontratë edhe atë për sezonin e ri. Ekipit vlonjat i janë bashkuar në stërvitje lojtarët e akademisë, ata që kanë qenë pjesë e Flamurtarit edhe në Superiore, si Qarri, Ballaj, Gjipali, Muçollari, Hasanaliaj dhe Haruni. Trajneri Resuli pritet që të ofrojë ditët në vijim disa lojtarë të tjerë të akademisë, por do të ketë edhe blerje.

MOÇKA-RIBAJ
pjimage-16-e1598357197547

E paqartë mbetet e ardhmja e dy titullarëve të sezonit të shkuar, portierit Shpëtim Moçka dhe sulmuesit Andi Ribaj. Të dy këta lojtarë janë në planet e klubit dhe drejtuesit deri sot i bëjnë llogaritë me ta në formacion. Nga ana tjetër, Moçka dhe Ribaj kanë dëshirë për të qëndruar, por dje nuk dolën në stërvitje me ekipin. Portieri dhe sulmuesi janë në pritje të një takimi në fundit me administratorin Sinan Idrizi dhe nëse do ta marrin garanci financiare dhe do të binden nga projekti i klubit, do të qëndrojnë në Vlorë edhe pse Flamurtari luan në Kategorinë e Parë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"