Flamurtari nis përgatitjet anti-Vllaznia, administratori Idrizi “mbyll” tribunën qendrore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 15:15

Flamurtari nis përgatitjet anti-Vllaznia, administratori Idrizi “mbyll” tribunën qendrore

Flamurtari dje e ka pasur pushim. Pas barazimit 1-1 me Luftëtarin në Gjirokastër, për vlonjatët ka qenë ditë pushimi absolut. Ekipi do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë që do të luhet të shtunën në Vlorë.

Flamurtari stervitje

Për këtë ndeshje, kuqezinjtë do të kenë një mungesë të sigurt. Muhamed Useini do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. Për këtë ndeshje rikthehet Siljanovski që shleu dënimin nga kartonët.

Për sfidën ndaj shkodranëve, tribuna qendrore nuk do të jetë në dispozicion të tifozëve dhe asnjë biletë e saj nuk do të dalë në shitje. Administratori Sinan Idrizi ka urdhëruar që tribuna të qëndrojë e mbyllur dhe të mos shiten bileta për të.

flamurtari

Ky vendim është marrë për shkak të dënimit të klubit pas ndeshjes me Skënderbeun. Në tribunën qendrore do të vendosen vetëm nxënës shkollash dhe femra. Tribunat e tjera do të dalin në shitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"