Flamurtari në krizë, administratori Idrizi lëshon alarmin: Do të ketë ndërhyrje… kirurgjikale

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 20, 2019 | 11:34

Flamurtari Kategoria Superiore Të fundit

Flamurtari në krizë, administratori Idrizi lëshon alarmin: Do të ketë ndërhyrje… kirurgjikale

Sinan Idrizi vijon të paralajmërojë se pankina e Flamurtarit është në rrezik. Për “Panorama Sport”, edhe dje, kreu i klubit e tha qartë se mund të ketë ndryshime.

Sinan-Idrizi

“Secili do të mbajë përgjegjësi për rezultatet e veta. Të gjithë jemi në pritje. Ndryshime do të ketë jo vetëm në pankinë, por ngado në këtë klub. Mund të jenë ndryshime të afërta ose me afat të mesëm, por ideja është që do të ketë ndërhyrje. Do të ketë ndërhyrje edhe kirurgjikale të ekstremit. Për javët në vijim trajneri Sadedini do të jetë në pankinë, por më vonë nuk e dimë”, tha administratori. Idrizi thotë se me Teutën Flamurtari meritonte barazimin.

“Flamurtari nuk di të fitojë dhe ky është një përcaktim i drejtpërdrejtë, por me atë ndeshje që pashë, të paktën, duhet që të kishim dalë me një pikë. Nuk luajtëm keq, përkundrazi bëmë një futboll shumë të mirë, në syrin tim gjithmonë. Nuk mund të themi se nuk dimë më të fitojmë tashmë. Ndoshta atë efektin kohë këta e kanë kaluar dhe tani të shpresojmë te rezultatet. Jam i sigurt se do të fillojnë seritë e fitoreve. Nuk dua të hedh shigjetat mbi askënd, pasi përgjegjësia e parë fillon nga unë. Është ekip i krijuar shumë vonë, në gjendje emergjence, pavarësisht se djemtë janë profesionistë të gjithë dhe japin maksimumin. Kam idenë që me kohën do të bëjmë disa gjëra më të mira”, përfundon administratori.

AXHENDA- Pas humbjes me Teutën në Elbasan, Flamurtari dje është lënë pushim. Ekipi pritet që të vendoset sot nën urdhrat e Sadedinit, ku do të startojnë përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë që do të luhet të mërkurën në Vlorë. Sot do të shihet gjendja e Sarrisit që doli i dëmtuar.

Ermal Sika




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com