Flamurtari ndryshon strategji, ja kushti për kontratat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 9:18

Flamurtari ndryshon strategji, ja kushti për kontratat

Flamurtari ndryshon strategji për kon tratat e sezonit të ri. Objektivi sezonal do të jetë një nga pikat kryesore të kontratës që duhet të nënshkruajnë drejtuesit e rinj të klubit dhe futbollistët, të cilat duhet të jenë tip. Mësohet se për sezonin e ri synohet një Flamurtar kampion dhe sigurimi pa diskutim i një vendi në Kupat e Europës.

flamurtari

“Panorama Sport” zbulon se një nga kushtet e kontratës si objektiv për t’u arritur do të jetë një nga tre vendet e para. Për “Panorama Sport”, administratori Sinan Idrizi u shpreh se drejtuesit e rinj të klubit dhe stafit teknik si dhe futbollistët duhet që të firmosin kontratën tip dhe t’i përmbahen edhe objektivit. “Stafi i ri dhe futbollistët do të nënshkruajnë një kontratë tip. Në këtë kontratë janë të përcaktuara edhe objektivat. Nuk ka më tolerime, objektivat janë ambicioze. Duhet të jemi në tre vendet e para”, ishin fjalët e Idrizit, që ka mbetur i zhgënjyer nga sezoni i shkuar.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"