“Flamurtari meriton më shumë”, Longo jep sinjalet e lamtumirës pas eliminimit: Duhen parë planet e klubit dhe të miat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 19:51

“Flamurtari meriton më shumë”, Longo jep sinjalet e lamtumirës pas eliminimit: Duhen parë planet e klubit dhe të miat

Flamurtari do të luajë një tjetër sezon në Kategorinë e Parë. Ky ka qenë verdikti i sfidës së play-off të sotme ku u mund nga Korabi me shifrat 2-1. Një zhgënjim për të gjithë dhe padyshim edhe për trajnerin Diego Longo.

longo

Ky i fundit u afrua pak muaj më parë për të ndihmuar vlonjatët drejt Superiores dhe nuk ia doli në misionin e tij. Sot, pas sfidës ai dha sinjale largimi, duke bërë të qartë se si klubi, si ai, do të mendonin me qetësi planet që kishin për të ardhmen.

“E kanë parë të gjithë. Dominuam 90 minuta dhe përveç dy goditjeve standarte të golave kemi luajtur vetëm ne dhe nuk ia dolëm të shënonim. Dhe kur nuk bën gol, ndodh që ta paguash.

Duhet të shohim fillimisht këtë zhgënjim për të gjithë. Sipas meje e kishim në dorë një arritje historike, përtej asaj që ndodhi gjatë vitit, nuk dua të flas se nuk isha. Por duhet të arsyetojmë të gjithë me qetësi dhe të kuptojmë se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.

Ne këto momente, Flamurtari duhet të arsyetojë çfarë duhet të bëjë për të fituar kampionatin, me qetësi dhe duke arsyetuar e duke u organizuar si një klub i madh që e meriton. Por ky nuk është momenti të diskutohet për të ardhmen, pikë së pari për mua. Duhet parë se çfarë plani ka klubi dhe unë, duhet menduar mirë pas kësaj ndeshje.

Mund ta imagjinoni zhgënjimin në këto momente. Mbi të gjitha duhet të ndalem dhe të falënderoj presidentin, drejtuesit, të gjithë lojtarët dhe ata që punojnë në klub, Në këto dy muaj ka qenë një nder, një kënaqësi që të punoja për këta persona dhe qytet të shkëlqyer. Meritonim më shumë, mund ta thotë kush ka parë ndeshjet, mund ta konfirmojnë. Por futbolli është kështu. Do duhet që në ditët e ardhshme të analizohet me qetësi dhe të rifillohet puna pavarësisht atyre që do të jenë apo jo”, tha Longo për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"