Flamurtari luan vendin e dytë, Duro i druhet… fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 10:16

Flamurtari luan vendin e dytë, Duro i druhet… fushës

Flamurtari do vendin e dytë. Një fitore në Gjirokastër do të përkthehej jo vetëm me një vazhdimësi, por edhe me parakalimin e Kamzës dhe Kukësit në renditje. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, atëherë vlonjatët do të ngjiteshin në kuotën e 24 pikëve. Megjithatë, Shpëtim Duro tregohet diplomat, ndërsa evidenton se në lojë janë që të tre rezultatet. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, numri një i stolit zbulon edhe frikën e tij, që lidhet me gjendjen e terrenit.

shpetim duro

“Ndeshjen e radhës e kemi me Luftëtarin në Gjirokastër. Kemi pasur të gjithë kohën e nevojshme për t’u përgatitur për këtë takim, të favorizuar edhe nga shtyrja e ndeshjes për shkak të kushteve të motit. Të gjithë lojtarët i dinë detyrat që kanë dhe janë të angazhuar për të bërë më të mirën e tyre. Janë në lojë të tre rezultatet në këtë ndeshje, por ne duhet që të bëjmë maksimumin. I vetmi merak për mua është se si do të jetë gjendja e fushës në Gjirokastër.

flamurtari licaj

Nëse ajo nuk do të jetë optimale, natyrisht që ndeshja bëhet edhe më e vështirë”, kështu u shpreh fillimisht Duro. Më tej ai vlerëson maksimalisht kundërshtarin, ndërsa thotë: “Pa dyshim që kjo ndeshje është derbi i jugut. Luftëtarin e vlerësoj maksimalisht. Është një ekip që ka bërë mirë deri më tani. Ka elementët e vet cilësorë dhe ka objektivat e veta. Unë them se kështu ne shkojmë me respekt maksimal për kundërshtarin.

Flamurtari2

Më vjen keq për Luftëtarin që është në këto pozita, por them se do t’ia dalë, pasi ka forcat dhe elementët”. Sipas trajnerit të dyja këto ekipe kanë një të përbashkët, që lidhet me gjykimin. “Luftëtari ka qenë njëlloj i goditur, ashtu si dhe Flamurtarit, por nuk dua që të merrem më me këtë çështje tani”, u shpreh numri një i stolit.

flamurtari

Duro është i qetë, pasi në Gjirokastër sot do të ketë një ekip të plotë me përjashtim të mbrojtësit Siljanovski, që mungon për shkak të kartonëve. “Të gjithë djemtë janë të angazhuar për të bërë më të mirën në fushën e lojës dhe situata në ekip është e mirë. Na mungon vetëm Siljanovski që ka plotësuar numrin e kartonëve, të gjithë të tjerët janë të gatshëm për këtë ndeshje. Kam besim se ata që do të aktivizohen, do ta justifikojnë në këtë ndeshje”, përfundoi trajneri.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"