“Flamurtari luajti lirshëm”, Jonuz i kënaqur: Fitore e rëndësishme, ju tregoj situatën aktuale te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 16:11

“Flamurtari luajti lirshëm”, Jonuz i kënaqur: Fitore e rëndësishme, ju tregoj situatën aktuale te Vllaznia

Vllaznia triumfoi ndaj Flamurtarin me rezultatin 2-0,  në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore, duke e nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. 

bandicam 2020-01-21 16-05-58-799

Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, u shpreh tepër i kënaqur nga paraqitja e skuadrës, teksa deklaroi:

Jeni i kënaqur me fitoren?

Është shumë e rëndësishme që të fillojmë me 3 pikë. Është e vështirë pas përfundimit të fazës. Janë marrë 2-3 lojtarë të rinj.  Para 2 ditëve ka ardhur dhe Hygori nga Brazilit. Pata probleme gjatë lojës me Ramadanin. Gjithashtu patëm probleme edhe me Krymin. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Flamurtari erdhi dhe luajti lirshëm. Të gjithë spektatorët shqiptarë e dinë situatën brenda ekipit të Flamurtarit, ata bënë një lojë të mirë. Kjo lojë është gjithmonë e vështirë. Duhet të luajmë të qetë, pa nervozizëm dhe të bëjmë më shumë pasime.

Gjatë 4 muajve kemi kaluar situata të ndryshme, kemi pasur probleme, por tani mund të them që kemi zgjidhur një pjesë të madhe të problemeve dhe Vllaznia po bën një lojë shumë të mirë. Pjesën e dytë ishte e vështirë të luanim mirë, sepse futa 3 lojtarë të rinj. Kanë cilësi të mirë dhe do të përshtaten me skuadrën. Edhe lojtari i ri që ka ardhur, Sidorenko, ai nuk është në formën e duhur fizike, duhet të stërvitet 10 ditë që të futet në linjën e grupit. Kemi shumë alternativa tani.

A është Hristov sulmuesi që do ta ngrejë skuadrën në nivelet e duhura?

Është shumë e vështirë të flitet që tani për një lojtar që ka ardhur nga një kampionat tjetër. Unë do ta mbështes dhe do të vazhdojmë punën. Do kohë që të përshtatet. Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë. Hygor ishte shumë i rëndësishëm. Ai është mësuar të luaj në Shkodër. Lojtarë të ndryshëm, karaktere të ndryshme”, u shpreh Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"