Flamurtari, lojtarët ngujohen dhe bëjnë zgjidhjen origjinale për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 22:01

Flamurtari, lojtarët ngujohen dhe bëjnë zgjidhjen origjinale për…

 

Sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj, më shumë se sa për vete, është i shqetësuar për familjarët e tij. “Është një situatë e vështirë që po e kalon gjithë bota. Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë, duke filluar nga vetja me higjenën personale. Të ndjekim të gjitha rregullat që na janë dhënë, në mënyrë që të ndihmojmë në mospërhapjen e këtij virusi.

FLAMURTARI

Natyrisht ndihem i friksuar, ndonëse moshës tonë me imunitetin që kemi e perballojmë. Më tepër jam i friksuar për familjarët e mi, për njerëzit e afërm”, thotë fillimisht për “Panorama Sport” sulumesi. Ndërkaq, Hoxhaj nuk i frekuenton më kafenetë, por thotë se e ka zgjidhur problemin duke blerë një ekspres. “Në këto momente ndodhem në shtëpi, kam shmangur çdo lloj lëvizje të kotë.

Siç e dini, stërvitja na është pezulluar deri në një vendim të dytë. Nga shtëpia dale vetëm me maskë dhe dorashka. Kam marrë një ekspres të vogel në shtëpi me tablet, që në momentin që mësova se do të mbyllen baret dhe restorantet, për të shmangur çdo lëvizje”, tregon sulmuesi kuqezi.

SHAQIR HARUNI

Edhe lojtari tjetër i Flamurtarit, Shaqir Haruni, është ngunjaur në shtëpi. Për gazetën ai thotë se nuk po bën më asnjë lëvizje në qytet, nga frika e koronavirusit, ndërsa del jashtë vetëm për të bërë ndonjë punë të ngutshme. “Që kur e kemi marrë pushim dhe që kur kemi dëgjuar autoritet shtetërore, qëndroj në shtepi i izoluar. Nuk bëj anjë lëvizje në qytet, nëse nuk kam punë.

89336959_2822499754495591_2680969146518208512_n

Dalë vetëm për bërë ndonjë pazar. Kur dalë nga shtëpia qëndroj shumë pak jashtë dhe vendos maskë e dorashka. Normalisht që nuk i frekuentoj baret dhe restorantet në mënyrë kategorike për momentin, deri në qetësimin e situatës. Me shëndetin nuk bëhët shaka. Jemi të rinj dhe mund ta përballojmë, por kur e kemi në dorë, pse mos të mbrohemi”, ka thënë Haruni.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"