Flamurtari lëviz në merkato, vlonjatët afrojnë dy futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 10:15

Flamurtari lëviz në merkato, vlonjatët afrojnë dy futbollistë

Flamurtari afron një portier të ri. Artion Bakaj, është portieri i ri qe është afruar te kuqezinjtë. Bakaj ka luajtur më parë në Itali me moshat. I riu nëse e kalon provën, mund të jetë portieri i tretë i Flamurtarit. 

maxresdefault

Flamurtari afron mbrojtësin Elton Doku, i cili më parë ka qenë pjesë e Laçit. Mbrojtësi ka pasur më herët aventurë edhe te Kukësi, Partizani, Kastrioti, Skënderbeu dhe Luftëtari. Doku ka pasur aventurë edhe në Gjermani te KSV Vatan Sport.

eltpn doku

Nga ana tjetër, ka ende paqartësi të madhe se si do të veprohet me borxhin e Kristian Sirgit. Vlonjatët i detyrohen 40 mijë euro. Prej borxhit të rumunit është bllokuar edhe merkatoja. Burime pranë klubit i thanë dje “Panorama Sport”, se janë pranë një zgjidhjeje.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"