Flamurtari lëviz në merkato, arrihet akordi me mesfushorin që… nuk i gjenden gjurmët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 13:02

Flamurtari lëviz në merkato, arrihet akordi me mesfushorin që… nuk i gjenden gjurmët

Sipas drejtuesve të Fl amurtarit, merkatoja e tyre nuk është e bllokuar dhe ata po lëvizin për afrimet. Klubi kuqezi ka arritur dje akordin me mesfushorin Burak Menga. “Panorama Sport” zbulon se 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka mbërritur në Vlorë për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga trajneri Dritan Resuli.

auto_12472616_1756062401291278_10124525938273817_n1599817184

Menga luan si mesfushor qendre, ka lindur në Gostivar dhe e ka nisur karrierën me ekipin e vendlindjes, më pas ka kaluar te Vllazërimi e pastaj në Sllovaki, por për vitet e fundit është e vështirë të gjesh informacion për këtë lojtar. Sipas drejtuesve të Flamurtarit, lojtari vjen nga Spartak Tërnava dhe ata e shohin si një përforcim me vlera për mesfushën, duke parë eksperiencën e 25-vjeçarit. Menga ndodhet në Vlorë dhe me shumë gjasa do të firmosë me Flamurtarin.

GASHI

Flamurtari ka afruar së fundi edhe një lojtar kosovar, mesfushorin Ilir Gashi, i cili u aktivizua edhe në ndeshjen miqësore me Apoloninë ditën e mërkurë, madje shënoi një gol. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë zyrtarisht pjesë e Flamurtarit, pasi është në provë. Nëse do ta bindë trajnerin Dritan Resuli, do të qëndrojë në Vlorë dhe do të bëhet zyratyrisht pjesë e kuqezinjve.

Flamurtari Mocka

PORTA

Në ndeshjen miqësore me Apoloninë, Flamurtari shfaqi probleme të theksuara në portë. Nga mungesa e një portieri me eksperiencë, trajneri Resuli aktivizoi Saug Alimuçajn. I riu i akademisë vlonjate dha çfarë mundi, por për shkak të moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, nuk është siguri për portën. Klubi shpreson shumë që të vazhdojë me Shpëtim Moçkën, madje thuhet se ka një akord paraprak për qëndrimin e tij në Vlorë edhe për një sezon, por duhet pritur.

SULMI

Flamurtari kërkon përforcime edhe në sulm. Gazeta mëson se janë disa pëlqime të trajnerit Resuli, por edhe të drejtuesve të klubit. Megjithatë, gjithçka rrotullohet tek Andi Ribaj, i cili e ndoqi nga tribuna miqësoren me Apoloninë. Edhe për çështjen e Ribajt në klub thonë se është e mbyllur dhe se shumë shpejt do të bëhet zyrtarizimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"