Flamurtari lë me pasoja Kukësin, mesfushori mungon në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 13:05

Flamurtari lë me pasoja Kukësin, mesfushori mungon në stërvitje

Ndeshja me Flamurtarin la me pasoja Kukësin, në aspektin e dëmtimeve. Dëmtimet nisën që nga fitorja me Laçin, nga i cili ndiejnë dhimbje kapiteni Shameti, Dzaria e Maliqi, sakaq nga përballja me vlonjatët këtij grupi iu shtua Shafik, Melo, Rexhinaldo e Donjet Shkodra që ishte mungesa e vetme në këtë seancë stërvitore.

Shkodra

Të gjithë këta lojtarë ditën e djeshme zhvilluan stërvitje individuale, ndërsa gjysmën e kohës bënë vrapime në fushë, e pjesën tjetër e shfrytëzuan për masazhe e ushtrime të tjera. Shafik, Rexhinaldo e Melo u futën në një fuçi me ujë, të mbushur me akull, e cila ishte improvizuar nga fizioterapistët. Sipas mjekëve të ekipit, përveç Shkodrës që është në dyshime për ndeshjen ndaj Tiranës, e gjithë pjesa tjetër është e gatshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"