Flamurtari kërkon elitën, trajneri Resuli: Kemi ekip që prodhon shumë lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 21:45

Flamurtari kërkon elitën, trajneri Resuli: Kemi ekip që prodhon shumë lojë

Trajneri Dritan Resuli ka mbetur i kënaqur reagimi i skuadrës në miqësoren ndaj Luzit, të fituar nga vlonjatët me rezultatin 1-0. Në prononcimi e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Resuli tha se skuadra u shfaq pozitivisht pavarësisht shpërdorimeve të rasteve.

RESULI

“Jemi në kulmin e ngarkesave fizike. Kjo javë ka qenë e ngarkuar, pasi ishte me dy ndeshje miqësore. Po vazhdojmë të punojmë dhe të shikojmë të gjitha mundësitë se ku kemi nevojë për përmirësime. Jemi në fazë konsolidimi. Sikundër e patë edhe vetë, jemi një ekip që prodhojmë shumë.

Po sot (dje) provuam një modul tjetër loje. E përgjithshmja është se kemi sinjale pozitive. Besoj se në këtë ndeshje ndikuan edhe mungesat që kishim. Megjithatë, në përgjithësi jam shumë i kënaqur me skuadrën”, përfundon Resuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"