Flamurtari këmbëngul, vazhdon të presë edhe ish-bomberin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 13:46

Flamurtari këmbëngul, vazhdon të presë edhe ish-bomberin e Partizanit

Merkatoja për Flamurtarin është e hapur. Albi Alla si dhe talenti 19- vjeçar Sokol Ymeraj janë afrimet më të fundit, por pritet që të pasohen edhe nga të tjerë lojtarë. Flamurtari shpreson shumë që të bëjë goditjen e këtij sezoni duke afruar Ekubanin, ndërsa është në pritje të përgjigjes së lojtarit.

ekuban shameti

Siç vetë administratori Idrizi e pati deklaruar ekskluzivisht për Panorama Sport, vlonjatët i kanë dërguar një ofertë për të qenë pjesë e vlonjatëve Ekubanit, edhe pse më mirë do ishte që lojtari të takohej personalisht me drejtuesit. Por nga ana tjetër, po punohet edhe për afrimin e të paktën dy lojtarëve për të bërë dublimin e reparteve. Afrimet pritet që të jenë në mesfushë dhe sulm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"