Flamurtari injoron FIFA-n për mbylljen e merkatos: Prisni blerje …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 19:51

Flamurtari injoron FIFA-n për mbylljen e merkatos: Prisni blerje …

FIFA njoftoi sot për “bombën” e radhës. Dy klubet e Kategorisë Superiore, Flamurtari dhe Luftëtari janë dënuar me tre sesione merkatoje për mosrregjistrim lojtarësh. 

flamurtari tribuna vip

Vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashgëuara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Flamurtarit vendosi të injorojë vendimin e FIFA-s për mbylljen e merkatos, duke shkruar se drejtuesit po vazhdojnë punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Flamurtari Football Club vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të Janarit.

Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bera nga Flamurtari F.C

Flamurtari565

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"