Flamurtari i merr Ilir Berishën Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2016 | 20:30

Flamurtari i merr Ilir Berishën Skënderbeut

Flamurtari i merr Ilir Berishën Skënderbeut. Edhe pse ishte në bisedime me korçarët, duket se oferta e vlonjatëve ka qenë më joshëse për kosovarin.

ilir berisha flamurtari

24-vjeçari ka zgjedhur qytetin bregdetar dhe vetëm dje është zyrtarizuar kjo goditje surprizë. Klubi e ka prezantuar mbrëmë vonë futbollistin, madje në deklaratën zyrtare e kanë cilësuar këtë si një superblerje.

“Supergoditja kësaj here e ka emrin Ilir Berisha. Qendërmbrojtësi i kombëtares kosovare, pas një eksperience në Suedi, që prej ditës së sotme (djeshme), do të jetë pjesë e Flamurtari F.C. Në të shkuarën, ka qenë dhe pjesë e kombëtares shqiptare. I urojmë mirëseardhjen dhe shumë suksese”, shkruante klubi. Kosovarët e shumtë që janë momentalisht në Vlorë, por edhe trajneri Ramadani duket se e kanë bindur Berishën që të firmosë një kontratë 6-mujore, por me opsion rinovimi”.

ilir berisha

Lojtari

Fill pas prezantimit, Ilir Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale  ka konfirmuar transferimin e tij në Vlorë. “Përshëndetje miq. Dua t’ju njoftoj se nga dita e sotme jam pjesë e skuadrës shqiptare Flamurtari F.C, ku kemi arritur marrëveshje deri në muajin qershor. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, ndërsa premtoj maksimumin me skuadrën e re për t’i arritur objektivat që kemi”, shkruante mbrojtësi në “Facebook”-un e tij.

Karriera

Ilir Berisha është një futbollist me karrierë të pasur dhe një goditje e vërtetë për Flamurtarin, për vetë eksperiencën që ai ka. Mbrojtësi në sezonin 2010-2012 ka qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa si kuqezi vishet pas një përvoje në Suedi, konkretisht te Gelfe IF dhe më herët tek Orebro SK. Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare, ndërsa aktualisht është pjesë e Kombëtares së Kosovës. Afrimi i Ilir Berishës te Flamurtari cilësohet një përforcim i domosdoshëm që jep më shumë garanci për repartin difensiv.

Ilir Berisha

Vjeç: 24
Vendlindja: Prishtinë, Kosovë
Roli: Mbrojtës
Gjatësia: 1.87 m
Karriera:
2010-2012 FC Prishtina
2012-2014 Orebro
2015- Gefle
2016- Flamurtari
Kombëtarja:
2013- Shqipëria
2014- Kosova

Përgatiti: ERMAL SIKA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"