Flamurtari i bën “bllokadë” Kukësit, rinovon kontratën me 2 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 11:12

Flamurtari i bën “bllokadë” Kukësit, rinovon kontratën me 2 futbollistë

Te Flamurtari kanë nisur me rinovimet e kontratave. Muhamed Useini dhe Emiljano Musta janë 2 futbollistët që do të vazhdojnë aventurën edhe për 1 vit tjetër te skuadra kuqezi.

lushnja-flamurtari2-470x313

U përfol për një akord mes Mustës dhe Kukësit, por marrëveshje nuk u arrit dhe futbollisti nga Elbasani, vendosi të qëndronte te Flamurtari. Lajmin për rinovimin e 2 lojtarëve është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit vlonjat në “Facebook”, e cila shkruan:

flamurtari

“Dy rinovimet e para te Flamurtari Football Club për sezonin futbollistik 2018-2019 janë Muhamed Useini dhe Emiljano Musta. Vazhdojmë përpara me rinovime të tjera”.

Flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"