Flamurtari e humbet Zeqirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2014 | 10:45

Flamurtari e humbet Zeqirin

ZeqiriKatër mungesa të rëndësishme pritet që të ketë Flamurtari për takimin me Lushnjën. Veç Telushit, Liçajt, i radhës që i shtohet listës është Hair Zeqiri, i cili do të qëndrojë larg fushave për 10 ditë. Mesfushori ka pasur shqetësime. Pasi ka kryer ekzaminimet mjeku i ka dhënë 10 ditë pushim, pasi është konstatuar se ka probleme në mëlçinë. Ky ka qenë dhe shkaku përse lojtari nuk ishte në formën e duhur kundër Tiranën. I kontaktuar dje nga gazeta, Zeqiri tha: “Kam kryer analizat dhe rezultoi se kam probleme me mëlçinë. Mjeku më ka dhënë 10 ditë pushim absolut. Ky ishte edhe shkaku pse unë nuk paraqita formë të mirë në takimin me Tiranën, pasi kisha shqetësime shëndetësore”, tha dje Zeqiri. Lajmi i mirë është që rikthehen Begaj, Mici, Beqiri dhe Sakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"