Flamurtari godet në merkato, akord më serbin që ka luajtur në Superiore në të kaluarën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 14:01

Flamurtari godet në merkato, akord më serbin që ka luajtur në Superiore në të kaluarën

Vlonjatët përforco hen me ish-loj tarin e Teutës, Tarik Çmajçanin. “Panorama Sport” mëson se lojtari serb ka zbarkuar në Vlorë dhe është gati të vihet nën urdhrat e trajnerit Dritan Resuli, ndërsa pritet të firmosë edhe kontratën me klubin kuqezi. 26-vjeçari, i lindur në Novi Pazar, ka takuar në Vlorë një prej ish-shokëve të skuadrës te Teuta, portierin Shpëtim Moçka. Me shumë gjasa, të dy do të jenë sërish shokë skuadre, por tashmë me fanellën e Flamurtarit. Gjithçka do të quhet e mbyllur, pasi Çmajçanin të firmosë zyrtarisht me vlonjatët.

cmajcanin

KARRIERA

Tarik Çmajçanin është një lojtar me përvojë. Mesfushori e ka nisur karrierën në Serbi me Sindelic, më pas është transferuar në Singapor, ku ka luajtur për Balestir Khalsa. Në vitin 2016 ka pasur një aventurë në Armeni me FC Mikan, ndërsa në sezonet 2016-2018 ka qenë pjesë e Teutës në Superiore. Ai e njeh mirë futbollin shqiptar dhe do t’i bënte punë Flamurtarit me përvojën dhe kualitetin që ka. Pas largimit nga Shqipëria, Çmajçanin ka luajtur në Serbi me Jagodinën, për të kaluar më pas në futbollin kosovar, ku ka veshur fanellën e Ballkanit dhe të Trepçës ’89.

FLAMURTARI

MERKATO

Çmajçanin mendohet të jetë një ndër afrimet më cilësore te Flamurtari nëse marrëveshja finalizohet me firmën në kontratë. Ai do të ishte afrimi i tretë i vlonjatëve, pas Alvi Ahmetajt dhe Burak Mengës, i pari i ardhur nga Luftëtari dhe i dyti nga Vllazërimi. Klubi është në kërkim të përforcimeve të tjera dhe në vazhdim pritet që në Vlorë të vijnë të paktën edhe katër lojtarë të tjerë. Janë disa lojtarë vendës që kanë luajtur edhe në Superiore që po ndiqen nga stafi teknik dhe me ta kanë nisur bisedimet. Nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë lojtari të huaj, ndërsa vështrimi është hedhur aktualisht nga Brazili.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"